Zidane insiston: President, e dua transferimin e këtij lojtari
BKT
Sport

Zidane insiston: President, e dua transferimin e këtij lojtari

Dje në faqen e parë të gazetës, Marca raportonte se Zinedine Zidane po vazhdon të këmbëngul për transferimin e Paul Pogbas nga Manchester United, ndërsa Mundo Deportivo ka konfirmuar pretendimet e tilla.

Gazeta kryesore katalane raporton se Zidane e sheh Pogban si një lojtar kyç në krijimin e Realit të ri.

Zidane tashmë i ka bërë të qartë Florentino Perezit dëshirën e tij për transferimin e Pogbas.

Real Madrid ka tentuar transferimin e Pogbas gjatë gjithë verës së fundit, por ata nuk arritën të bindin Manchester Unitedin, të ulin çmimin prej 180 milionë euro.

Pogba është transferuar te Manchester United në vitin 2016 për 105 milionë euro, për t’u bërë transferimi më i shtrenjtë i klubit.

Por, ai asnjëherë nuk ka arritur të dëshmojë pritjet që kanë pasur ‘Djajtë e Kuq’ për të.