Mediat angleze zbulojnë vlerën e Christian Eriksen
BKT
Sport

Mediat angleze zbulojnë vlerën e Christian Eriksen

Tottenham është i gatshëm për të shitur mesfushorin Christian Eriksen në afatin e janarit.

Danezi është duke kërkuar largimin që nga afati veror dhe ka refuzuar kontratën e re nga klubi.

Gjatë afatit veror, vlera e tij ishte 80 milionë euro derisa kanë mbetur vetëm 72 orë para se të fillojë afati dimëror.

Sipas The Evening Standard, Spurs kanë vendosur ta shesin lojtarin për 40 milionë euro, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Në garë për të janë Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Eriksen ka pranuar se dëshiron një sfidë larg Anglisë me dëshirën të luajë në fanellën e “Los Blancos”, mirëpo kjo gjë nuk iu ka bërë përshtypje “Djajve të Kuq”, të cilët po kërkojnë me patjetër transferimin e tij.