Shaqiri rikthehet furishëm, shënon supergol kundër Evertonit
BKT
Sport

Shaqiri rikthehet furishëm, shënon supergol kundër Evertonit

Ylli kosovar Xherdan Shaqiri është rikthyer me gol tek Liverpooli.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, ka shënuar një gol të bukur për epërsinë e skuadrës së tij në derbin kundër Everton, raporton RTKLive.com

Shaqiri është rikthyer furishëm nga lëndimi tek “Reds”, duke shënuar në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon.

Djali nga Zhegra e Gjilanit rrugën e golit e gjeti në minutën e 17’ të ndeshjes, pas një asistimi të pranuar nga Sadio Mane.