Meta takoi të prekurit nga tërmeti që janë vendosur në Kosovë
BKT
Shqipëri

Meta takoi të prekurit nga tërmeti që janë vendosur në Kosovë

Pas tërmetit të fuqishëm që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë prej 6.4 ballë të shkallës Rihter, ku si pasojë e saj 51 persona humbën jetën dhe mbi 900 të tjerë u plagosën.

Shumë banorë u larguan nga shtëpitë e tyre drejtë vendeve që mund të cilësohen si më të sigurta, ku një pjesë e madhe ka zgjedhur Kosovën.

Në mbemjën e sote Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta takoi në qytetin e Prizrenit banorët që kanë gjendur strehim pranë Kampit Inovativ.

Me ane të një postimi në Facebook Meta falënderoi kryetarin e Komunës së Prizrenit Metaher Haskuka si edhe grupet e vullnetarëve që kujdesen për personat e prekur nga tërmeti.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Sot në mbrëmje u takova me bashkëqytetarët e mi, që humbën banesat si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, të strehuar në kampin e Inovacionit në Prizren. Bashkëbiseduam për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet.

Falnderoj Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj Z. Metaher Haskuka për përkujdesjen e plotë dhe vëllazërore, në veçanti vullnetarët që shërbejnë me dashuri pa u lodhur.


MË SHUME NGA Shqipëri