11:26 / 05.12.2019
Rama takim me komisionerin e ri europian për Menaxhimin e Krizave
Kryeministri Rama është në Durrës ku po zhvillon një takim me komisionerin e ri europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič.
Rama u shpreh se deri në dhjetor banorët do të qëndrojnë në hotele dhe në janar pritet që të fillojë edhe shpërngulja e tyre nëpër banesa.
Gjithashtu tha se personat që jetojnë në periferi apo në fshatra nuk dëshirojnë që të largohen nga toka e tyre pasi kanë edhe bagëtitë, dhe këtyre personave do tu ndërtohen çadra pranë banesave.























