Perez ofron "yllin" dhe një mal me para për Mbappe
BKT
Sport

Perez ofron "yllin" dhe një mal me para për Mbappe

Leonardo dhe Paris Saint Germain dëshirojnë brazilianin Vinicius ndërsa Reali Kylian Mbappe.

Gazeta “AS” shpjegon se verën e kaluar, kur Madridi u interesua për Neymarin, drejtuesit e PSG treguan se Vinicius duhej të përfshihej në negociata, diçka që Reali nuk e dëshironte.

Por situata e Vinicius ka ndryshuar kohët e fundit, duke u bërë një nga lojtarët e zakonshëm të “ngelur në klasë” nga Zinedine Zidane në ndeshjet e fundit.

Mendohet se madrilenët do të ofrojnë 150 milionë euro dhe kartonin e brazilianit për kampionin e botës.