Joshua i qetë para duelit: Kam më shumë eksperiencë tani
Sharr Travel

Joshua i qetë para duelit: Kam më shumë eksperiencë tani

Anthony Joshua ka dhënë disa komente para revanshit me Andy Ruiz Jr.

Joshua dhe Ruiz do të përballen më 7 dhjetor, në Arabinë Saudite, me fillim nga ora 21:30 (sipas kohës sonë).

Britaniku kishte pësuar humbje në duelin e parë, kurse tashmë ai synon t’i rikthejë titujt e tij, dhe për këtë ndihet më i përgatitur.

“Jam më i relaksuar para këtij dueli. Tashmë kam më shumë eksperiencë” ka thënë Joshua, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund të them se kush do të fitojë, pasi është një duel dhe nuk parashikohet” ka shtuar AJ.

Joshua do të ketë një mision të vështirë ndaj meksikanit. Në rast fitore, me gjasë synimi do të jetë unifikimi i titujve.