Rama në Durrës: Paralelisht punohet papushim për heqjen e inerteve

Rama në Durrës: Paralelisht punohet papushim për heqjen e inerteve

Kryeministri Edi Rama, vijoi edhe në orët mbrëmjes së të enjtes, inspektimet në zonat e prekura nga tërmeti.

Durrësi, është një nga pikat ku punohet papushim për heqjen e inerteve deri në pastrimin e plotë, sapo kryhet marrja e mostrave dhe plotësohet dokumentacioni hetimor

Kryeministri Rama bashkë me ministrin fuqiplotë për përballimin e emergjencës, Bledi Çuçin panë nga afër procesin e pastrimit të inerteve të banesave dhe pallateve në Durrës, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama vëzhgoi nga afër punën që po kryhet në terren për largimin e inerteve dhe destinacionin në Porto Romano, ku do shkojnë ato për t’u shkarkuar, ndërsa u shpreh se të gjitha dosjet e pallateve po përgatiten dhe askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësitë penale.

“Të gjitha dosjet duhet të plotësohen për ato aspektet që kanë të bëjnë me ligjin dhe me ndjekjet penale, më të gjitha, se nuk duhet të shpëtojë asnjë nga ata që kanë përgjegjësi”- tha Rama.

Qyteti i Durrësit dje dhe sot është shfaqur tërësisht ndryshe, ku qytetarët dhe subjektet tregtare kanë nisur aktivitetin normal duke iu rikthyer plotësisht jetës së përditshme.

Çuçi informoi Kryeministrin Rama se, deri tani janë pastruat totalisht 6 ambiente nga inertet e banesave të dëmtuara nga tërmeti, ndërsa po punohet për rehabilitimin e shesheve. Sipas tij, po vijon puna e inspektorëve që kontrollojnë sigurinë e banesave dhe në rastet ku nuk ka probleme banorët janë futur në banesa. /ATSh