Kryqi i Kuq në Belgjikë bën ftesë për donacione për Shqipërinë

Kryqi i Kuq në Belgjikë bën ftesë për donacione për Shqipërinë

Organizatat humanitare Kryqi i Kuq Belg dhe “B-Fast” (Ekipi Belg i Ndihmës së Parë dhe Mbështetjes) angazhohen për të ndihmuar në zgjidhjen e shpejtë të situatës në Shqipëri.

E formuar pas një tërmeti të madh të rënë në Turqi, “B-Fast” është e specializuar për situata emergjente, si pjesë e strukturës së ndërhyrjes së shpejtë të qeverisë belge, ajo ka ndihmuar Shqipërinë edhe në përmbytjet e vitit 2015.