09:19 / 06.12.2019
Rita Ora falënderon adhuruesit dëgjimet që i mori në “Spotify”
Këngëtarja e njohur kosovare, Rita Ora, i ka falenderuar të gjithë adhuruesit e saj për dëgjimet që ka marrë ajo në platformën muzikore “Spotify”.
Kjo pasi “Spotify” së fundi ka publikuar statistikat vjetore për secilin këngëtar, duke treguar numrin e dëgjimeve që ata kanë shënuar përgjatë vitit 2019.
Ora këtë vit është dëgjuar mbi një miliard herë nga plot 84.7 milionë njerëz në mbarë botën.
























