13:12 / 06.12.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Agim Zogaj, i cili do të flasë për librin "Albanian Yugoslav Relations and the Kosova Issue 1945-1948",(Mardhëniet Shqipatro-Jugosllave dhe Çështja e Kosovës 1945-1948).
Po ashtu gjatë emisionit do të flasë edhe Feim Hoxha drejtor i gjimnazit "Hasan Nahi", pasi të shtunën do të mbahet faza e parë e garës së intelegjentës " Eureka 7".
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























