17:34 / 06.12.2019
Durmishi largohet nga Lazio, i bashkohet kësaj skuadre franceze
Merkato e janarit tek Lazio ka filluar me largime.
Është futbollisti Riza Durmishi ai i cili është larguar nga Lazio, i cili është huazuar tek skuadra e Nices deri në muajin qershor të vitit 2020. Këtë e ka konfirmuar edhe vet klubi nga kryeqyteti italian.
Mbrojtësi 25-vjeçar ka kaluar testet mjekësore dhe tanimë është i gatshëm ti bashkohet skuadrës së Patric Vieira.























