18:48 / 06.12.2019
Pogba godet Juvën, preferon kalimin në Real
Mesfushori i Francës, Paul Pogba po planifikon të largohet nga Manchester United, derisa në garë për shërbimet e tij janë Juventusi dhe Real Madrid.
Asi francez po preferon kalimin në Real para rikthimit në Juventus, sipas medieve në Francë.
“Zonja e Vjetër” është e interesuar ta rikthehen sërish mesfushorin të cilin e shiti në vitin 2016 për 105 milionë euro, kurse në anën tjetër Reali në verën e kaluar kishte tentuar vazhdimisht që ta transferonte në “Santiago Bernabeu”, por pa sukses.























