​Feronikeli nënshkruan me supertalentin Keith Groeneveld
BKT
Sport

​Feronikeli nënshkruan me supertalentin Keith Groeneveld

Feronikeli ka vazhduar vazhdën e transferimeve të reja në afatin kalimtar të dimrit, ndërsa i fundit që është transferuar është supertalenti, Keith Groeneveld.

Pas negociatave jo të lehta, FC Feronikeli e ka bindur qendërmbrojtësin, Keith Groeneveld, që t’i bashkohet skuadrës.

Qendërmbrojtësi ka luajtur në skuadra si Cape Town City FC, KV Mechelen dhe ishte pjesë e skuadrës së famshme Belge, Standard Lige, Groeneveld po ashtu ka qenë edhe pjesë e grupmoshave U18 të Përfaqësueses së Belgjikës dhe U20 të Afrikës së Jugut.

Kujtojmë se futbollisti më parë ishte edhe njëri nga objektivat e Manchester United, madje, Van Gaal, ish trajneri i Unitedit kishte kërkuar nga klubi që të nënshkruanin më Groeneveld, ai ishte për teste edhe në Londer te ekipi i Arsenalit. 

20 vjeçari me një gjatësi 1.90 cm i bashkohet klubit në këtë afat dimëror, për të përforcuar skuadrën edhe më shumë. Groeneveld, përveç pozitës së qendërmbrojtësit luan edhe si mesfushor ofanziv.