Po shkëlqen pas rikthimit nga lëndimi, Muriqi ‘njeriu i ndeshjes’
BKT
Sport

Po shkëlqen pas rikthimit nga lëndimi, Muriqi ‘njeriu i ndeshjes’

Vedat Muriqi po vazhdon shkëlqimin te Fenerbahce.

Ylli kosovar, sot ka shkëlqyer në fitoren e Fenerbahces ndaj Genclerbirligit, me rezultatin 5:2.

25 vjeçari, në këtë takim shënoi dy gola, duke qenë edhe lojtar i ndeshjes.

Pas takimit, Muriqi kishte notën 8.8 sipas Sofascore duke qenë futbollisti me notën më të lartë, transmeton Olle.

Që pas rikthimit nga lëndimi, Muriqi ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime.