22:03 / 06.12.2019
Malaga në festë, Sadiku gjen rrugën e golit
Armando Sadiku ia ka dalë të shënojë për skuadrën e Malaga, këtë herë jo nga pika e bardhë e penalltisë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ndëshkoi Tenerife pas 27 minutash lojë.
Sadiku u tregua i saktë pas një goditjeje këndi. Topi i mbritur në zonë u shfrytëzua nga sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili nuk fali dhe realizoi.
Malaga i ka jetike tre pikët dhe do mundohet deri në fund ta mbrojë këtë fitore. Për Sadikun ky ishte goli i pestë në kampionat.























