Ruiz “kërcënon” para meçit: Joshua është i frikësuar nga unë
BKT
Sport

Ruiz “kërcënon” para meçit: Joshua është i frikësuar nga unë

Kampioni i unifikuar në peshë të rëndë Andy Ruiz Jr 33-1 (22) beson se Anthony Joshua 22-1 (21) është “i frikësuar” prej tij, sepse ai e ka kuptuar se në çfarë mënyre përfundojnë goditjet e tij.

Beteja psikologjike po nxehet përpara ndeshjes së madhe që do të zhvillohet Dunat në Arabinë Saudite këtë mbrëmje të shtunë.

Në betejën e tyre të parë në qershor, Meksiko-Amerikan u ngjit në ring dhe në raundin e tretë arriti që ta hedhë Joshuan dy herë në tokë duke triumfuar në super-meçin e madh. Ruiz Jr thotë se ai pret që ky meç të jetë në mendjen e Joshuas në përpjekjet e britanikut për të rifituar titujt e peshave të rënda të IBF, WBA dhe WBO. 

30-vjeçari Ruiz Jr pranoi se ishte i bezdisur që i gjithë fokusi pas fitores së tij, ishte pse Joshua humbi e jo pse ai fitoi. Mirëpo ai paralajmëron Joshuan, duke thënë se do t’a bëj përsëri atë që e bëri në mënyrë të mrekullueshme në meçin e parë.

“Unë planifikoj të bëj të njëjtën gjë të shtunën dhe e gjithë bota do ta dijë se jam më i mirë se ai.” përfundoi Joshua.

Meçi zhvillohet sonte në ora 21:30