“Nuk besoj se Pogba dëshiron të mbetet te Man Utd”
BKT
Sport

“Nuk besoj se Pogba dëshiron të mbetet te Man Utd”

Paul Pogba nuk dëshiron të mbetet te Manchester United sipas Paul Parker, i cili mendon se klubi ka nevojë për lojtarin që japin gjithçka në fushë.

Reprezentuesi francez në vitin 2012 nga Manchester Unitd kaloi te Juventus.

Pas qëndrimit katër vjeçar në Torino, ai në vitin 2016 u rikthye në ‘Old Trafford’, kur ‘Djajtë e Kuq’ drejtoheshin nga Jose Mourinho.

“Unë nuk mendoj kështu”, u përgjigj fillimisht Parker, kur u pyet nëse Pogba ka të ardhmen te Manchester United, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se me mënyrën se si gjërat kaluan nën trajnerin e mëparshëm, gjëra që u thanë dhe u bënë”.

“Nuk jam i sigurt se ai do të jetë akoma atje, dhe nuk mendoj se dëshiron të jetë atje”.

“Me situatën aktuale në United, ata kanë nevojë për lojtarë që duan të jenë në klub dhe të japin gjithçka për ekipin”.