Evertoni i fortë për Chelsean
Sharr Travel

Evertoni i fortë për Chelsean

Evertoni e ka mposhtur Chelsean me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.

Pas vetëm pesë minutash lojë në Goodison Park, Richarlison i kaloi vendasit në epërsi me një asistim të Djibril Sidibes.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal, ndërsa në të dytën u shënuan edhe tri gola të tjera.

Me të filluar 45 minutëshi i dytë, Evertoni e dyfishoi epërsinë me anë të Dominic Calvert-Lewin (49’).

Mateo Kovacic shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 52-të për Chelsea, për ta ngushtuar kështu epërsinë e Toffes në 2-1.

Por, Calvert-Lewin (84’) arriti ta shënonte edhe golin  tij të dytë në këtë takim, derisa Kurt Zouma mund të thuhet se ishte shkaktari kryesor për këtë humbjes, pasi nga dy gabimet e tij erdhën dy golat e fundit, raporton telegrafi.

Pas javës së 16-të, Chelsea vazhdon të jetë në vendin e katërt me 29 pikë, ndërsa në xhiron e 17-të do të takohet me Bournemouthin.