Bilanci: 3396 qytetarë të evakuuar në Tiranë, 810 banesa të pabanueshme
Sharr Travel

Bilanci: 3396 qytetarë të evakuuar në Tiranë, 810 banesa të pabanueshme

Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda në një dalje publike bëri bilancin e dëmeve të tërmetit në Qarkun e Tiranës, sipas të cilës evakuuar nga banesa 3396 qytetarë, ndërsa janë shpallur të pabanueshme 810 banesa.

Ndërkohë që kanë kaluar pothuajse 2 javë nga tërmeti i 26 nëntorit, zëvendës ministrja e Brendshme në një dalje për mediat bëri bilancin paraprak të dëmeve të tërmetit nga verifikimet e deritanishme në Qarkun e Tiranës, transmeton oranevs.

Sipas zëvendës ministres deri tani në kryeqytet Tiranë janë evakuuar nga banesa 3396 qytetarë, ndërsa janë shpallur të pabanueshme 810 banesa.

Sipas zëvendës ministres në Tiranë janë dëmtuar 32 shkolla, ndërsa këtë të shtunë është mbyllur dhe palestra e shkollës “Ismail Qemali” në të cilën janë strehuar 2 familje.

Autoritetet njoftojnë gjithashtu se janë shpërndarë gjithsej 29 çadra në qendrat e njësive administrative, ndërsa vijon monitorimi i cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura dhe njësitë e akomodimit.