Ambasada e SHBA-ve: Retorika nxitëse e papranueshme

Ambasada e SHBA-ve: Retorika nxitëse e papranueshme

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, përmes një reagimi ka dënuar retorikën nxitëse kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999, për të cilat thotë se janë të papranueshme.

Po e japim të plotë deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë:

“Retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme.

Gjithashtu, jeni të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit. Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Sërbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në deklaratë.