Moti sot në Shqipëri, i kthjellët dhe pjesërisht i vranët
Sharr Travel

Moti sot në Shqipëri, i kthjellët dhe pjesërisht i vranët

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e vlerave të presionit të ulët atmosferik duke kushtëzuar intervale kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojne në skajin verior dhe jugor, ndersa pjesa tjetër e territorit paraqitet me kthjellime.

Pasditja dhe mbrëmja vijojne në të njëjtat kushte atmosferike ku moti i kthjellët do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes  POR mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 17°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare  me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.