Kupa e Kosovës vjen sot më katër ndeshje joshëse
BKT
Sport

Kupa e Kosovës vjen sot më katër ndeshje joshëse

Sot (e diel) do të mësohen edhe katër çerekfinalistët tjetër të Kupës së Kosovës.

Me fillim nga ora 12:30, zhvillohen edhe katër ndeshjet tjera të mbetur të Kupës së Kosovës.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, skuadra e Arbërisë në cilësinë e vendasit, takohet me FC Prishtinën.

Gjilani pret në shtëpi 2 Korrikun, ndërsa Liria në ‘Përparim Thaçi’ takohet me Ferizajin, transmeton lajmi.net.

Ndeshja e katërt e paraparë për t’u zhvilluar sot, është ajo mes Trepçës dhe Vushtrrisë.