Të prekurit nga tërmeti përfitojnë pagesë të plotë qiraje për një vit
Sharr Travel

Të prekurit nga tërmeti përfitojnë pagesë të plotë qiraje për një vit

Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi pagesën e plotë të qirasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Pagesa do bëhet në bazë të vlerës së tregut.

Këshilli Bashkiak i Lezhës vendosi:

1. Përfitojnë pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1-vjeçare, sipas vlerës së tregut të lirë, të gjitha familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga akt konstatimet e hartuara nga grupet e inxhinierëve të inspektimit është arritur në konkluzionet për evakuimin e tyre nga këto banesa, transmeton oranews.

2. Vlera e pagesës së qirasë mujore është në masën 100% të vlerës së qirasë, sipas përcaktimit të bërë në pikën 3 të këtij vendimi.

3. Vlera e pagesës së apartamentit është sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve:

a) Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1 është 10.000 lekë

b) Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1 është 14.000 lekë

c) Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1 është 18.000 lekë

4. Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë sipas këtij vendimi duhet të depozitojnë pranë Zyrës së një ndalesë në Bashkinë e Lezhës, dokumentacionin:

a) Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë Bashkisë Lezhë sipas formatit të bashkëlidhur të këtij vendimi

b) Akti i konstatimit të gjendjes fizike të objektit