Liridon Krasniqi rikthehet nga lëndimi i gjatë, bëhet me skuadër të re
Sharr Travel

Liridon Krasniqi rikthehet nga lëndimi i gjatë, bëhet me skuadër të re

Liridon Krasniqi është rikthyer në fushat e gjelbërta pas shtatë muajve mungesë.

Mesfushori nga Kosova kishte qëndruar jashtë pasi ishte operuar dhe për shtatë muaj nuk ka mundur të luaj futboll.

27-vjeçari e kishte shkëputur kontratën me skuadrën Melaka UTD, por karrierën përsëri do ta vazhdojë në Malajzi.

Kampioni në fuqi i Malajzisë, Johor UTD e ka marrë Krasniqin në radhët e veta dhe zyrtarizimi i tij në këtë skuadër është çështje ditësh.

Krasniqi tanimë i është bashkuar klubit në stërvitje dhe gjatë këtyre ditëve pritet të prezantohet para medieve, raporton telegrafi.

Vitiasi ka katër vite që është pjesë e futbollit malazias ku ka bërë një emër jashtëzakonisht të madh me skuadrën e Kedah FA.

Ai tanimë është në pritje të pasaportës së Malajzisë pasi Kombëtarja e këtij shteti dëshiron që Liridon të luaj me ta.