VIDEO-Kosova të marrë model ShBA-në për sinjalizuesit
Sharr Travel

VIDEO-Kosova të marrë model ShBA-në për sinjalizuesit

Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe “Betimi për Drejtësi” do tw shfaq premierën e dokumentarit “Sinjalizuesit e korrupsionit”.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, bëri me dije se për të realizuar dokumentarin “Sinjalizuesit e korrupsionit”, kanë udhëtuar në fund të shtatorit në ShBA.

“Ky dokumentar ka një qëllim që të mobilizojë të gjithë akterët institucional për shkak të një ligji të ri që e kemi për mbrojtjen e sinjalizuesve në Kosovë, për të cilin ligj ka menduar edhe Ambasada amerikane në Kosovë, e cila edhe e ka sponsorizuar këtë dokumentar me qëllim të sillen praktikat e mira në ShBA”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij praktikat janë marrë nga katër shtete në SHBA.

Kurse Arbnor Haxhibeqiri asistent për media në Ambasadë amerikane në Kosovë, tha se prioritet i jepen atyre projekteve që janë si udhërrëfyes .

Sipas tij në këtë rast Ambasada e ka mbështetur projektin për sinjalizuesit, pasi që zbatimi i ligjit për sinjalizues është sfidë.

Dokumentari ekskluziv “Sinjalizuesit e korrupsionit” do të shfaqet në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, e cila shënohet me 9 dhjetor 2019, në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2019”, e cila mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. 

Dokumentari  “Sinjalizuesit e korrupsionit” do të shfaqet sonte në RTK, nga ora 20:00.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale