Ndërron jetë aktori amerikan Auberjonois
BKT
Magazina

Ndërron jetë aktori amerikan Auberjonois

Auberjonois njihet me karakterin Odo në filmin "Star Trek: Deep Space Nine" dhe "Father Mulcahy" në filmin "M.A.S.H." .

Si pasojë e sëmundjes së kancerit në mushkëri, në moshën 79 vjeçe ka ndërruar jetë aktori amerikan Rene Auberjonois.

Sipas një deklarate të djalit të tij Remy-Luc Auberjonois për agjencinë Associated Press, aktori amerikan ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Auberjonois njihet me karakterin Odo në filmin "Star Trek: Deep Space Nine" dhe "Father Mulcahy" në filmin "M.A.S.H.", ndërsa rol kishte edhe në komedinë "Benson".

Auberjonois po ashtu kishte huazuar zërin për karakterin e kuzhinierit Louis në filmin e animuar "Sirena e vogël", duke interpretuar po ashtu edhe në animacione të tjera të ndryshme.


MË SHUME NGA Magazina