Solskjaer mbështetet nga Glazers
Ole Gunnar Solskjaer ka siguruar mbështetjen e familjes Glazer, pronare e Manchester United, pas fitores së fundit të “Djajve të Kuq” në derbin e Manchesterit, me City-n.
Trajner norvegjez pati nevojë për këtë sukses, për të shuar spekulimet për të ardhmen, veçanërisht ato që shihnin Mauricio Pochettinon si pasardhës të tij në “Old Trafford”.
Pozitat e Solskjaer tashmë janë të sigurta, me drejtuesit e United që kanë shumë besim dhe po e mbështesin projektin e tij.
Glazers e pranojnë se Solskjaer ka nevojë për kohë për të rindërtuar një skuadër ashtu siç e dëshiron, ndërsa lojtarët kryesorë si Paul Pogba ende nuk kanë kthyer për të patur rol kyç në skuadër.
Shefi ekzekutiv, Ed Woodward, është i vendosur të sjellë futbollistët më të mirë të disponueshëm në treg. Në shenjestër janë dy mesfushorë të rinj dhe një sulmues. Saul Niguez i Atletico Madridit mbetet një opsion ambicioz, ndërsa të United janë të sigurt për blerjen e Erling Braut Haaland nga Red Bull Salzburgu verën e ardhshme.
United gjithashtu ka shfaqur interes për mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek, i cili ishte pranë Real Madridit verën e kaluar.
Solskjaer u dha lojtarëve të tij dy ditë pushim pas fitores 2-1 ndaj Manchester Cityt. Manchester United përballet me AZ Alkmaar në Ligën e Europës të enjten, me synimin për ta mbyllur në vendin e parë fazën e grupeve, pasi matematikisht është siguruar kualifikimi.























