Icardi kishte kontakte me Barcelonën, por përfundoi te PSG
Sharr Travel

Icardi kishte kontakte me Barcelonën, por përfundoi te PSG

Mauro Icardi ishte i vendosur të largohej në verë nga Interi dhe në fund ia arriti qëllimit, teksa u huazua te PSG, që duhet të paguajë 65 milionë euro dhe të marrë “OK”-in e sulmuesit për të nënshkruar përfundimisht me të.

Së fundmi zbulohet një prapaskenë e merkatos së verës.

Gazetari Xavi Campos, i cili njihet për lidhjet e tij me Barcelonën, ka deklaruar se Icardi ishte shumë i dëshpëruar për t’u larguar nga Interi dhe kishte kontakte të forta me Barcelonë. Gjithsesi nuk u konkretizua asgjë dhe ishte PSG që e bindi argjentinasin të transferohej në Francë.