Vazhdon intervistimi i Veselit nga Specialja për më shumë se 2 orë e gjysmë

Vazhdon intervistimi i Veselit nga Specialja për më shumë se 2 orë e gjysmë

Intervistimi i kreut të PDK-së, Kadri Veseli, po vazhdon brenda objektit të Gjykatës Speciale në Hagë për më shumë se 2 orë e gjysmë.

Fillimisht ishte paralajmëruar se Veseli do të mbrohej në heshtje, megjithatë intervistimi i tij po vazhdon të zgjasë që nga ora 10 e mëngjesit.

Ftesa për Speciale Veselit i kishte arritur më 7 nëntor, ndërkohë ish-ushtari i UÇK-së, Kadri Veseli, kishte treguar se do të paraqitet në Hagë për intervistim.

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar, një gjë e tillë pritet të bëhet e ditur pasi Veseli t’u drejtohet mediave pas intervistimit. 


MË SHUME NGA Aktuale