Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sharr Travel

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Qëndresa Ibrahimi, koordinatore e Odës së Afarizmit të Kosovës, e cila na njofton më hollësisht për aktivitetet e Odës së Afarizmit në Kosovë gjatë vitit 2019.

Kurse Ardiana Thaçi-Mehmeti, gazetare në KTV, fituese e çmimit për gazetarinë më të mirë kundër korrupsionit 2019, flet për çmimin e fituar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë Teuta Bicaj nga shoqata e Bjeshkatarëve të Kosovës do të flasë për ditën botërore të maleve, Alpinistët në Kosovë.

Ndërkaq Besnik Krasniqi, profesor, flet për punimin e tij që u shpërblye me çmimin më të mirë në ndërmarrësi.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.