Megan Fox, bën paraqitje të rrallë publike me bashkëshortin
BKT
Magazina

Megan Fox, bën paraqitje të rrallë publike me bashkëshortin

Megan Fox dhe Brian Austin Green së fundi janë paraqitur në eventin ‘Global Green’ në kampanjën për Amazonën.

Ky event u mbajt të hënën në Avalon Hollywood në Los Angjelos, ku çifti bën një paraqitje të rrallë për media.

Fox dukej u paraqit në një fustan të kuqërremtë saten, i gjatë , të kombinuar me material të bardhë dantelle poshtë.

Ajo kombinoj veshjen me një çantë të vogël dore dhe unaza në gishta, ndërsa la të lirë pjesën e gjoksit I cili binte në sy në këtë dukje elegante.

Ylli i ‘Jennifer’s Body’  mbërriti përkrah Green, i cili u shfaq në një në një kostum të zi elegant me këmishë të bardhë.

Megan dhe Austin janë të martuar që nga viti 2010 dhe janë prindër të tre fëmijëve.


MË SHUME NGA Magazina