Meta dëshmon në prokurori, kjo është arsyeja
Sharr Travel

Meta dëshmon në prokurori, kjo është arsyeja

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me ftesë të Prokurorisë së Tiranës ka dëshmuar në këtë institucion pas dorëzimit të padisë për shpërdorim detyre ndaj kreut të KED-it, Ardian Dvorani.

Pas 45 minuta dhënie dëshmie përpara prokurorit Alket Mersini,  presidenti Meta ka thënë se provat bashkëlidhur kallëzimit janë të mjaftueshme për të vërtetuar shkeljet e Dvoranit.

Këtë hetim të nisur nga prokuroria, presidenti Meta ka thënë se e shikon të lidhur ngushtësisht me reformën në drejtësi.