Ministri i Jashtëm i Italisë nesër në Shqipëri, takon Ramën dhe Metën
Sharr Travel

Ministri i Jashtëm i Italisë nesër në Shqipëri, takon Ramën dhe Metën

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali, Luigi Di Maio, do të vizitojë nesër Shqipërinë.

Ministri italian do të takohet me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta dhe me kryeministrin Edi Rama.

Në përfundim të takimit me kryeministrin Rama do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp, shkruan Top Channel.

Ministri Di Maio do të vizitojë edhe disa nga vendet e prekura nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit që e goditi Shqipërinë.