Veseli: Ne mohues të vetes, përçarja dobësoi Kosovën, e forcoi Vuçiqin

Veseli: Ne mohues të vetes, përçarja dobësoi Kosovën, e forcoi Vuçiqin

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se përçarja e politikës në Kosovë e ka dobësuar Kosovën dhe e ka fuqizuar Vuçiqin.

Ai ka folur kështu në një intervistë që e ka dhënë për “Debat” te RTK.

“Ne po e mohojmë nganjëherë vetveten. Unë jam befasuar, aq urrejtje brenda,  jemi në gjendje të flasim edhe tri ditë të paqena, nuk e kemi guximin e ballafaqimit kur ka të bëjë me të vërtetën tonë historike. Duhet reflektim, të kthehemi nga e mira e nga e mbara, sepse ne dobësohemi. Ballafaqimi me njëri tjetrin, urrejtja, akuzat e rënda,  e kanë dobësuar Kosovën e e kanë fuqizuar një Vuçiq, i cili ka qenë zëdhënës i politikës së Millosheviqit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova do të respektohet nga të tjerët kur ta respektojë vetveten.

“Më së shumti duhet ta ruajmë njëri tjetrin, ta forcojmë shtetin e Kosovës, ta bëjmë një shtet ligjor. Pastaj do të na respektojnë edhe të tjerët kur ta respektojmë vetveten”, ka thënë Veseli.

Sipas ti, Serbia do të përgjigjet për krimet e kryera.

“Nuk dua të jem emocianal, politika shtetërore nuk bartet me emocione. Serbia ka për t’u përgjigjur për katërqind masakra në Kosovë, dhjetëra qindra fëmijë të pafajshëm”, ka thënë ai.

Veseli ka thënë se ftesësi së Gjykatës SpeciaIe i është përgjigjur sipas premitmit publik.


MË SHUME NGA Aktuale