Behxheti: Qëllimi i Serbisë është që t’i relativizojë krimet që i ka bërë
Sharr Travel

Behxheti: Qëllimi i Serbisë është që t’i relativizojë krimet që i ka bërë

Këto ditë kanë ngjallur reagime të shumta vendore e ndërkombëtare deklaratat e Serbisë së Masakra e Reçakut ishte një trillim.

Profesori i Universitetit të Prishtinës Nuri Behgjeti, tha se qëllimi i Serbisë është që t’i relativizojë edhe luftërat që i ka bërë jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e tjera në Ish-Jugosllavi.

Sipas tij Serbia po punon që të dalë se nuk ka qenë vetëm ajo fajtore. “Qëllimi i saj është që të thotë se të gjitha janë nga pak fajtor, ka qëllim të ulë peshën e dëmeve që i ka bërë popujve, e veçanërisht shqiptarëve dhe boshnjakëve”, theksoi ai për RTK.

Behxheti vlerësoi se edhe pse 20 vite nga lufta Serbia po vazhdon avazin e vjetër ndaj Kosovës.

Autor: RTKlive