Tërmeti, qira në Durrës do tëpërfitojnë 1310 familje
Sharr Travel

Tërmeti, qira në Durrës do tëpërfitojnë 1310 familje

Dhjetë brigada pune do të nisin së shpejti punën në terren për të riparuar dëmet nga tërmeti në pallatet e ndërtuara para vitit 1993 në Durrës.

Në mbledhjen e zhvilluar dje, Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi një strukturë të përkohshme pranë ndërmarrjes “Rruga”, në varësi të bashkisë. 100 punonjës ndërtimi do të jenë pjesë e kësaj strukture që për një periudhë 3-mujore do të kryejë punime në të gjitha objektet e banimit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, transmeton TCH.

Pas miratimit të kësaj strukture të përkohshme me 100 punëtorë, këshilltarët bashkiakë miratuan edhe listën e rishikuar e të ndryshuar të familjeve të dëmtuara nga tërmeti që do të përfitojnë bonusin e qirasë në këtë bashki.

Lista e miratuar për bonus qiraje është zgjeruar duke arritur në 1310 familje përfituese, përfshirë dhe 660 familjet që ishin në listën paraprake që u miratua në mbledhjen e 7 dhjetorit.