Ana tjetër e Bes Kallakut, mes banorëve në çadra
Sharr Travel

Ana tjetër e Bes Kallakut, mes banorëve në çadra

Tërmeti i 26 nëntorit përveç pasojave fatalë që pati ku mori 51 vet, përveç dëmeve të mëdha që la qindra familje në qiell të hapur po shoqërohet çdo ditë e më shumë me psikologji të rënduar të familjeve në nevojë.

Një prej shumë artistëve që dhanë kontributin e tyre për familjet në nevojë ka qenë edhe aktori Bes Kallaku. Që në ditën e parë të tërmetit ai është ndodhur në teren, ku ka ngritur me iniciativën e tij një grup punë vullnetarësh që shërbejnë ndihma dhe asistenca në familje. Një nga vullnetarët kryesorë të asaj zone është edhe Aulon Kalaja.  Iniciativa personale që kanë sjellë në këtë qendër, tonelata ndihmash si dhe kanë improvizuar një kuzhinë në të cilën gatuhen vaktet kryesore të ditës, të cilat shpërndahen nëpër çadrat e vendosura pranë banesave të rrënuara.

“Janë njerëz që duant ë ndihmojnqë. Unë i kam kanalizuar të gjithë tek Auloni dhe ai është në teren që i shpërndan, që ka punë më të vështirë sesa e imja”, shprehet Besi për RTV Ora".

“Shumica njihemi këtu, këtu ka qenë kuzhiniere dhe një nga shefet më të mira të gatimit në Itali që është shqiptare, po në nuk e njihnim. Më vonë na thanë që këtu ka qenë një kuzhiniere dhe thamë si nuk i morëm edhe ne ato gratë”, është shprehur Auloni

Familjet e dëmtuara që po kalojnë këto ditë të ftohta dimri jashtë shprehin shqetësimin për çfarë po kalojnë, por nuk harrojnë asnjëherë të falenderojnë, nderojnë dhe shprehin mirënjohjen për duart e zgjatura drejt tyre.

Në mbrëmje për t’i shkëputur pak nga realiteti i trishtë, Bes Kallaku ka ftuar të rinjtë të shohin filmin e tij “Falco”, premiera e të cilit ishte pak javë më parë në kryeqytet.


MË SHUME NGA Magazina