Apeloi vendimin për dënimin e tij, rrëzohet kërkesa e Bill Cosby
Sharr Travel

Apeloi vendimin për dënimin e tij, rrëzohet kërkesa e Bill Cosby

Kërkesa e Bill Cosby për rrëzimin e dënimit të tij për sulm seksual është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit në Pensilvani.

Cosby ishte personi i famshëm i parë i gjykuar dhe i dënuar në epokën #MeToo.

Komediani apeloi vendimin e gjykatës për lejimin e 5 dëshmitareve në gjyq. Në kërkesën e tij, tha se gjykatësi i Filadelfias kishte lejuar në mënyrë të padrejtë pesë gra që të dëshmonin në gjyq, kur duhet të lejonte vetëm një.

Por Gjykata e Lartë tha se ligji i Pensilvanisë lejon dëshmitë që tregojnë për ngacmime seksuale të Cobsyt.

Tani Cosby duhet t’ia drejtojë ankesën e tij Gjykatës Supreme.

Aktori është duke vuajtur një dënim me 3 deri në 10 vjet për drogimin dhe sulmin seksual ndaj një gruaje në shtëpinë e tij Filadelfias më shumë se një dekadë më parë.

Ngjarja ndodhi në vitin 2004. 82-vjeçari e konsideroi sulmin ndaj Andrea Constand si një marrëdhënie konsensuale.


MË SHUME NGA Magazina