Peter Handke shpallet person i padëshiruar në Kosovë
BKT
Lajme

Peter Handke shpallet person i padëshiruar në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, njoftoi se e ka shpallur person non-grata fituesin e çmimit Nobel, Peter Handke.

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, tha Pacolli.

Ndryshe, shkrimtari kishte shprehur haptas mbështetjen e tij për të ashtuquajturin “Kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq dhe krimet e tij të kryera në Bosnje e Kosovë.  

Kosova dhe disa shtete të tjera e kishin bojkotuar ceremoninë e dhënies së Nobelit për austriakun.


MË SHUME NGA Lajme