Një japonez për mbrojtjen e Leverkusenit
BKT
Sport

Një japonez për mbrojtjen e Leverkusenit

Bayer Leverkusen dëshiron edhe këtë sezon të konfirmohet mes 4 më të mirëve në kampionat por rezultatet e deritanishme kanë treguar që ka probleme me mbrojtjen ndaj dhe drejtuesit duan të bëjnë një goditje në janar.

Emisarët e klubit kanë vëzhguar të riun Takehiro Tomiyasu të Bolognas nga i cili kanë mbetur të impresionuar dhe janë gati të bëjnë një ofertë prej 12 milionë euro plus 3 milionë të tjera në formë bonusesh. I takon Sabatinit të vendosë nëse Bologna do të privohet nga një 21-vjeçar me perspektive apo ta shtyjë largimin e japonezit në verën e ardhshme.