16:39 / 11.12.2019
Lojtari përjashtohet nga klubi sepse la shtatzënë vajzën e presidentit
Ghana Web raporton se një lojtar i panjohur nigerian në një klub slloven gjithashtu të panjohur është përjashtuar gjashtë muaj pasi u bashkua me ekipin pasi la shtatzënë vajzën e presidentit të klubit.
Sipas tregimit, katër nigerianë luajnë aktualisht në Slloveni: Bede Osuji (ND Gorica), Temitope Nelson (NŠ Drava Ptuj), Gerald Chiyoke (skuadra e panjohur) dhe Sulaiman Adedoja (skuadra e panjohur).
Lojtari tani është rikthyer në Nigeri, duke pasur frikë nga opinioni publik në Slloveni, dhe po mendon të kontaktojë FIFA-n për të regjistruar një ankesë zyrtare se si u përjashtua për një çështje personale.























