Duan Champions, Sarri do sulmuesin e Chelsea tek Juve
BKT
Sport

Duan Champions, Sarri do sulmuesin e Chelsea tek Juve

Juventusi është duke zhvilluar një sezon me hoshilacione nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri.

Bardhëzinjtë do të synojnë të jenë fitues në çdo kompeticion ku do të marrin pjesë pasi kanë në organikën e tyre futbollistët të nivelit të lartë botëror. Të gjendur në këto kushte drejtuesit e Juventusit po punojnë intensivisht për të përforcuar ekipin në merkaton e janarit.

Sipas medias angleze "Daily Express", Sarri dëshiron nën urdhrat e tij brazilianin Willian. Tekniku italian ka fituar titullin në Premier League me skuadrën e Chelsea-s ku pjesë e projektit të tij ishte edhe Willian.

Kontrata e yllit të bluve të Londrës i mbaron në fund të këtij sezon, një arsyeje më shumë për të konkluduar këtë transferim për Juven.