Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Fillimisht nga hotel 'Emerald" në lidhje direkte do të flasin Skënder Rama drejtor i projektit USAID Empower si dhe Visar Rexhepaj drejtor i “Green House”, të cilët do të japin detaje rreth funksionimit të sektorit privat gjatë 2019-s si dhe për prodhimet 100% made in Kosova në Zvicër.
Ndërkaq për projektin “Ballkan Booster 2019” do të flasin Adelheid Feilcke - drejtuese e Seksionit për Evropën në Deutsche Welle dhe Arbër Bajrami - gazetar.
Temë e programit do të jetë edhe punësimi sezonal në Turqi, ku detajet do t'i japë Albana Berisha - drejtoreshë e agjencisë “Alba Berisha Consulting”.
Nuk do të mungojnë as temat nga kultura dhe sporti, ku mysafire do të jenë Ema Andrea - regjisore dhe Rea Veizi - pianiste, si dhe një lidhje direkte nga Ferizaj para ndeshjes në volejboll ndërmjet Lubotenit dhe Maliye Milli nga Ankaraja.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























