Diskutohet për rritjen e transparencës së gjyqësorit në Kosovë
BKT
Lajme

Diskutohet për rritjen e transparencës së gjyqësorit në Kosovë

Zyrtarja për Demokraci dhe Qeverisje e USAID-it në Kosovë, Christina Davies, do të flasë në hapjen e konferencës së titulluar Rritja e Transparencës së Gjyqësorit.

Konferenca mbi  'Rritjen e Transparencës së Gjyqësorit ofron mundësi të hedhjes së një vështrimi më të thelluar në çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Kosovë, konkretisht pasojat e drejtpërdrejta të transparencës dhe llogaridhënies së pamjaftueshme të gjyqësorit  të manifestuara në formë të rrënimit të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë. Ngjarja ka për qëllim të ofrojë informata nga gjetjet e monitorimit nga ana e organizatave të shoqërisë civile të gjyqësorit për ta mbajtur atë llogaridhënës ndaj publikut, si dhe përmes paneleve të diskutimit mbi masat disiplinore.

Programi i USAID-it Forcimin e Sistemit të Drejtësisë hyri në partneritet me organizatat BIRN dhe FOL për të matur dhe promovuar përputhshmërinë e gjyqësorit me obligimet e marra përsipër nga aspekti i transparencës dhe llogaridhënies. Konferenca është njëri nga aktivitetet e koncipuara për të matur dhe promovuar përputhshmërinë e gjyqësorit me detyrimet për të publikuar vendime gjyqësore dhe statistikat përkatëse; publikuar vendime disiplinore dhe statistika përkatëse në lidhje me ankesat dhe vendimet; si dhe me rregullat dhe procedurat gjatë trajtimit të lëndëve të korrupsionit dhe dhunës me bazë gjinore.

 

 


MË SHUME NGA Lajme