14:55 / 12.12.2019
Rita Ora pjesë e jurisë, në emisionin e njohur britanik
Ylli botërorë i muzikës me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka arritur një sukses të madh në skenën muzikore ndërkombëtare duke prekur majat e top listave më të rëndësishme.
Ajo është vazhdimisht e angazhuar me projekte muzikore dhe me pjesëmarrje nëpër emisione të shumta televizive.
Së fundmi ajo ka bërë të ditur se është e kënaqur që do të jetë pjesë e ‘show-it’ televiziv “The Masked Singer UK” dhe do të jetë pjesë e jurisë.
“Jam shumë e lumtur që do të jem pjesë e familjes ‘Masked Singer Uk’ në janar, më ndiqni”, ka shkruar ylli i muzikës, Rita Ora, shoqëruar me disa fotografi ku duket mjaft bukur dhe joshëse.

























