16:37 / 12.12.2019
Willian: Kontrata e re? Shpresoj të jap një lajm të mirë
E ardhmja e Willian nuk është akoma e qartë. Kontrata e brazilianit me Chelsea-n skadon në fundin e këtij sezoni dhe negociatat për rinovimin nuk po shkojnë siç duhet. Vetë lojtari ka folur në lidhje me këtë situatë për Yahoo Sport.
"Dëshira ime është ajo që të qëndroj këtu, më pëlqen klubi dhe këtu ndihem në familje. Megjithatë, por momentin kërkoj të mos mendoj shumë për rinovimin dhe të përqendrohem te fusha", ka thënë Willian, transmeton Telesport. "Menaxheri im po flet me klubin, shpresoj që të jap një lajm të mirë shumë shpejt. Nëse kam patur oferta? Gjatë merkatos është normale të lexosh për ndonjë interesim, por unë jam i përqendruar vetëm te Chelsea".























