Bayerni mund t’i humbasë Thiagon dhe Mullerin
BKT
Sport

Bayerni mund t’i humbasë Thiagon dhe Mullerin

Thiago Alcantara dhe Thomas Muller po mendojnë të largohen nga Bayern Munichu qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori spanjoll nuk është i lumtur me minutat e kohës po i jep trajneri i përkohshëm, Hansi Flick, andaj e kërkon largimin.

Në anën tjetër, Mulleri po luan më shumë nën urdhrat e tij, mirëpo nuk dëshiron ta presë trajnerin e ri dhe të ambientohet me strategjitë e tij.

“SportBild” raporton se nga bavarezët mund të largohen edhe Manuel Neueri e Jerome Boateng që kanë kontrata deri në vitin 2021. Në javët e ardhshme pritet të mësohet më shumë për kontratat e katër lojtarëve të Bayernit.