Ismaili: Kosova rrezikon të mbetet pa mjekë pas vendimit të Kushtetueses
Sharr Travel

Ismaili: Kosova rrezikon të mbetet pa mjekë pas vendimit të Kushtetueses

Uran Ismaili, ministër në largim në Ministrinë e Shëndetësisë, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth pezullimit të Ligjit për Paga për punonjësit publik përfshirë këtu edhe ata shëndetësorë. Ismaili ka thënë se një vendim i tillë i marrë nga kushtetuesja është zhgënjyes dhe frustrues dhe se pas tij, shumë mjekë rrezikojnë që të lëshojnë Kosovën në kërkim të një page të dinjitetshme.

“Ky vendim rrezikon tej mase përpjekjet tona për ndaljen e ikjes së profesionistëve shëndetësorë nga vendi ynë. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me pezullimin, zvarritjen dhe rezistencën që po i bëhet këtij ligji. Profesionistët shëndetësorë nuk e meritojnë këtë trajtim”, ka shkruar Ismaili.

“Vendimi i sotëm i Gjyaktës Kushtutese për të pezulluar implementimin e Ligjit për Paga deri me 30 mars të vitit 2020 është sa zhgënjyes, aq edhe frustrues. Profesionistët shëndetësorë, krahas punëtorëve tjerë të sektorit publik, nga fundi i këtij muaji është dashur t’i marrin pagat e tyre me rritje. T’u thuhet tani, dy javë para se ata të gëzojnë paga të dinjitetshme, të pritura me dekada, se ata do të vazhdojnë të paguhen siç janë paguar deri më sot, është shumë dëshpëruese”, thotë ai.


MË SHUME NGA Aktuale