22:41 / 12.12.2019
Ljungberg befason me deklaratën e tij pas barazimit te Arsenalit
Arsenali në mes shumë vuajtjesh e ka siguruar kualifikimin sonte në Europa League.
“Londinezët”, arritën të barazojnë në minutat e fundit ndaj Standard Liege 2 me 2.
Arsenal e përfundoi grupin në vendin e parë me plotë 11 pikë të arkëtuara, transmeton Blic.
Trajneri Freddie Ljungberg u shpreh i kënaqur me kualifikimin e skuadrës së tij.
“Ne kemi luajtur me të vërtetë mirë në planin tonë të lojës në pjesën e parë. Kishim dy raste të pastërta për golin. Ne kemi dominuar vazhdimisht ndeshjen, ata shënuan dy gola të devijuar … nuk mund të gjykoni lojtarët për këtë” deklaroi ai.























